IFFHS SHPALL SULMUESIN DIDIER DROGBA SI BOMBERIN E SHEKULLIT


Pavarësisht momentit jo të mirë që po kalon aktualisht me ekipin e Chelsea, Didier Drogba është shpallur golashënuesi më i mirë i Shekullit të 21. Klasikimi i veçantë për golashënuesit më të mirë të dekadës së parë të këtij Shekulli është skicuar nga Instituti Ndërkombëtar i Statistikave në Futboll.
Renditja e lojtarëve golashënues është bërë duke marrë për bazë golat e shënuar nga këta sulmues në takime ndërkombëtare me kombëtaret A dhe me klubet respektive. Kështu sulmuesi nga Bregu i Fildishtë, Didier Drogba rezulton të jetë i pari me 92 gola të shënuar në dhjetë vjeçarin e parë të këtij Shekulli duke lënë pas një tjetër golashënues të shkëlqyer siç është gjermani Miroslav Klose. Futbollisti që aktualisht luan me Lazio-n rezulton të ketë 88 gola, vetëm 4 më pak se Drogba. Shumë pranë gjermanit Klose është një tjetër sulmues veteran, i cili aktualisht luan tek Malaga në Spanjë.
Bëhet fjalë për holandezin Rud Van Nistelroy një lojtar, i cili mbahet mend për golat e shumtë në Champions League me Real Madrid apo Manchester United. Në vendin e katërt të kësaj renditje vjen legjenda e Arsenalit, francezi Thierry Henry me 85 gola. Henry, i cili aktualisht luan në SHBA tek Red Bull Salzburg ka shënuar shumë gola në Europë për Arsenalin dhe gjithashtu edhe për kombëtaren e “gjelave”. Nuk mund të mungonte në këtë klasifikim bomberin kamerunas Samuel Eto’o, golashënues jo vetëm me kombëtaren e tij por edhe me Barcelonën dhe Interin në Kupat e Europës. Sa i takon disa emrave të mëdhenj të futbollit botëror duhet thënë që Lionel Messi me 69 gola dhe Cristiano Ronaldo me 66 gola nuk janë në dhjetëshen e parë ku ndodhet Shevchenko me 72 gola. Wayne Rooney dhe Zlatan Ibrahimovic kanë nga 58 gola në vendet 22 dhe 23  ndërsa Philipo Inzaghi është në vendin e 27-të me 57 gola.