Përballjet e kombëtareve rikthehen këtë javë, dhe miqësoret do të zhvillohen në të gjithë botën, por cilët lojtarë të Chelseat, do të marrin pjesë me kombëtaret e tyre
Tranjeri i kombëtares angleze, Roy Hodgson, nga Chelsea do të marrë Ryan Bertrand, Gary Cahill dhe Daniel Sturridge, ku ky i fundit shpreson që të gjejë një vend në formacion për sfidat kualifikuse për botërorin e 2014
Tekniku brazilian, Mario Menezes, thërret treshen e Chelsea,David Luiz, Ramires dhe Oscar
Eden Hazard shpreson që të luajë për Belgjikën, të cilët udhëtojnë për në Rumani, ndërsa Juan Mata [në foto] rikthehet për Spanjën, pasi mungoi në sfidën e kaluar, kjo pas formës së tij të mirë në ndeshjet e kaluara ku dhe fitoi cmimin si lojtari i muajit
Branislav Ivanovic, thirret për Serbinë, në ndeshjen e kombëtares së tij kundër Kilit, në Zvicër
Conor Clifford do të luajë për Republikën e Irlandës. McEachran mund të starojë për shkak të formës se tij të mirë me Middlebrough për Angli U-21
Islam Feruz, do ti bashkohet lojtarëve të tjerë të Chelseat, për Angli U-21 në përballjen kundër Italisë
Nathen Ake për Hollandën, U-19
